Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Beselidhja mundet ne pogradec

Pogradeci - Besëlidhja 3 - 0
Pogradeci: Bytyçi, Kllogjeri, Binishi, Muska, Marolli, Jahaj (Mukja 70′), Hysollari (Kërpi 75′), Molla (Elmazi 57′), Pengu, Pustina, Çerepi.
Trajner: I.Medini.
Besëlidhja: Koçi (Dani 80′), Toma, Gruda, Mallota, Hushi, Hamzai, Malasi (Lini 46′), Haxhia (Cana 57′), Kruja, Sokoli, Rushiti. Trajner: V.Gjetja.
Shënues: Binishi 10′, Çerepi 39′, Pengu 58′
Gjyqtarë: S.Bogdani, E.Miho, F.Lama (Durrës)Kartonë të verdhë: Çerepi, Malasi

Rezultatin e ka zhbllokuar Binishi, pas 10 minutash lojë. Çerepi ka shënuar golin e dytë afër fundit të pjesës së parë, ndërsa goli i 3-të dhe i fundit mban firmën e Pengut. Duhet thënë se është zhvilluar një lojë e qetë dhe “fair play”. Ndeshja është dominuar nga pogradecarët, të cilët nuk e kanë vënë në diskutim për asnjë moment fitoren.
Pas golit të tretë, që u shënua në minutën e 58-të, ekipi pogradecar e ka ulur disi ritmin. Miqtë luajtën më të mobilizuar në fundin e ndeshjes, por nuk arritën të shënonin as golin e nderit në këtë 90-minutësh. Fitorja me Besëlidhjen i jep më shumë siguri Pogradecit për vazhdimin e kampionatit, ndërsa lezhjanët duket se nuk janë pretendentë realë për t’u ngjitur një kategori më lart. Gjykimi i ndeshjes së djeshme ka qenë mjaft korrekt.
Back To Top