Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, tani fitore edhe në transfertë

Lezhjanët kanë marrë pikët maksimale në 2 ndeshjet e fundit, që i mbajnë në linjën e pretendentëve

Pas asaj humbjeje shokuese në javën e parë të kampionatit, 0-3 me Luftëtarin rival, Besëlidhja duket se e ka marrë disi veten në javët e fundit. Barazimi pa gola në Bilisht dhe më pas dy fitoret në Lezhë, 3-0 me Adën dhe 2-1 me Sopotin, e kanë afruar skuadrën e drejtuar nga trajneri Valentin Gjetja me pretendentët për t’u ngjitur në superligë. Lezhjanët kanë grumbulluar 7 pikë në 4 javë, që do të thotë 5 pikë më pak se Skënderbeu kryesues, por vendi i dytë është më pranë, vetë 2 pikë. Gjithsesi, janë zhvilluar vetëm 4 ndeshje dhe kjo nuk mjafton për të nxjerrë konkluzionin, nëse Besëlidhja është futur bindshëm në pretendimet për në superligë apo jo. Dihet që trajneri Gjetja ka përgjithësisht një skuadër të përbërë me djem të rinj, të cilët kanë dëshirë për të fituar, por tashmë duhet ta shohim Besëlidhjen të ndeshet me kundërshtarë më të fortë. Në fakt, Ada dhe Sopoti, ndaj të cilëve janë marrë pikët maksimale, nuk janë skuadra shumë të forta, aq më tepër që ndeshjet janë zhvilluar në Lezhë. Pra, dy fitoret e fundit nuk mjaftojnë për ta bindur sportdashësin lezhjan se skuadra e zemrës është e aftë të synojë ngjitjen një kategori më lart. Në këtë kuptim, një provë reale pritet të jetë ndeshja e kësaj jave me Naftëtarin. Për të qenë vërtet pretendentë, lezhjanët duhet të fitojnë patjetër jashtë fushe dhe sfida në Kuçovë është një rast i mirë për ta bërë këtë gjë. Trajneri Gjetja, pas fitores me Sopotin, tha se ishte i kënaqur me 3 pikët e marra, ndërkohë që ka shprehur rezervat e tij në lidhje me repartin e sulmit. “Na gëzojnë tri pikët, ndërsa loja pati disa momente të mira. Humbëm shumë raste shënimi ndaj Sopotit, sepse sulmi çaloi,” - theksoi mes të tjerash trajneri lezhjan, pas fitores me Sopotin. Për Besëlidhjen shënuan Gruda dhe Shyti në ndeshjen e fundit, ndërkohë që gjatë kësaj jave, trajneri lezhjan është përpjekur ta bëjë skuadrën e tij të jetë më efikase në sulm. Ndeshja me Naftëtarin do të tregojë më qartë se çfarë është në gjendje të bëjë kjo Besëlidhje.
Back To Top