Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Beselidhja e nise me humbje fazen e dyte

Luftëtari Besëlidhja 1 0
Luftëtari: Toçi, Sinani, M.Brahimi, Kaci, Këndella (Shalari 65′), Curri, Gaxhaj, Taçi, K.Brahimi (Binjaku 50′), Lamnica, Allamani (Zholi 65′). Trajner: M.Hysi.
Besëlidhja: Demi, Shtuni, Turtulli, Malota, Gruda, Malasi, S.Toma, Udeke, Perloshi, Hamzai, Okshtuni (Kruja 56). Trajner: V.Gjetja.
Shënues: Taçi 68′
Gjyqtarë: P.Lapi, S.Zeka (Shkodër), I.Tartari (Fier)
Karton i verdhë: Malasi

Gjirokastritët startojnë me fitore, e dyta për ta ndaj Besëlidhjes në këtë kampionat. Ndeshja e zhvilluar dje në Tepelenë është vendosur nga dy episode, me protagonistë portierin Toçi të Luftëtarit dhe mbrojtësin këtij ekipi, Taçin. I pari ka pritur një 11-metërsh në minutën e 72 të, duke i thënë “jo” Grudës në dy kohë, ndërsa i dyti, pas kornes së ekzekutuar nga Gaxhaj, ka shënuar golin e fitores me kokë. Kronika e lojës për pjesën e parë është mjaft e varfër, pasi duket sikur lojtarët e të dy ekipeve studiojnë kundërshtarin.
Rastet e krijuara nga Allamani e Lamnica për vendësit, si dhe nga Udeke e Hamzai për lezhjanët, janë neutralizuar nga portieri dhe mbrojtjet respektive. Pjesa e dytë ka tjetër ritëm, ndërkohë që trajneri gjirokastrit, Hysi, bën 3 zëvendësimet e mundshme, duke hedhur në fushë edhe dy sulmues, Binjakun dhe Zholin, që i janë bashkuar Lamnicës. Ata bëhen shqetësues për mbrojtjen mike, por rastin më të pastër e ka Besëlidhja. Në minutën e 56 të, Kruja godet brenda zonës, por topi largohet para se të kalonte vijën fatale nga një lojtar i Luftëtarit. Goli i fitores së Luftëtarit shënohet në minutën e 68 të, kur Gaxhaj kroson dhe Taçi gjuan bukur me kokë. Pas këtij momenti, loja merr ngjyra të tjera, pasi miqtë hidhen në sulm dhe në minutën e 72 të fitojnë një 11-metërsh, pas ndërhyrjes së mbrojtësit Sinani në dëm të Udekes. Stafi gjirokastrit proteston fuqishëm, por gjyqtari Lapi tregon pikën e bardhë. Gjuan Gruda dhe Toçi bën mrekullinë. Më pas, gjyqtari Lapi përjashton nga stoli trajnerin Hysi për protesta, që, sipas tij, ishin për një penallti që nuk ishte në zonë. 20 minutat e fundit janë dramatike, sepse gjirokastritët luajnë me 10 futbollistë, pas dëmtimit të Sinanit. Por edhe 5 minutat shtesë nuk e ndryshojnë rezultatin, kështu që Luftëtari e nis mbarë fazën e dytë.
Back To Top