Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Golat e Tomës dhe Turtullit i kanë dhënë 3 pikët ekipi lezhjan

Besëlidhja bën autokritikën në fushën e saj, pas humbjes me Gramozin. Ndonëse me vështirësi, pasi golat janë shënuar në 15 minutat e fundit, Besëlidhja ka marrë 3 pikët në fushën e saj përballë një Pogradeci rezistent. Pjesa e parë është thuajse e barabartë, me një tendencë të lehtë të skuadrës vendëse për aë zhbllokuar rezultatin. Në minutën e 34-t, kapiteni i lezhjanëve, S.Toma, i ka të gjitha mundësitë për të realizuar golin e parë, por gabon përballë Bytyçit. Më pas, vjen një aksion tjetër i lezhjanëve me të riun Përlleshi, por sërish portieri i Pogradecit është në gatishmëri.
Kështu, të dyja skuadrat shkojnë në pushimin mes pjesëve në barazim. Në pjesën e dytë ka një epërsi të lehtë të vendësve, por rezultati zhbllokohet në fund. Ndërkohë, duhet vlerësuar organizimi i miqve në lojë. Ata luajnë me kujdes dhe rrezikojnë disa herë me Çerepin dhe Pustinën. Në gjysmën e dytë të kësaj pjese lezhjanët kujtohen se duhet ta zhbllokojnë rezultatin. Kështu, pas disa sulmeve dhe zëvendësimeve të bëra, ku duhet veçuar hyrja e Haxhisë, vjen goli i avantazhit për Besëlidhjen në minutën e 76-të. Kros në zonë dhe kapiteni i skuadrës, S.Toma, si për të treguar formën e tij të mirë, e dërgon topin në rrjetë. Kalojnë 5 minuta dhe lezhjanët fitojnë një 11-metërsh, që ekzekutohet mjeshtërisht nga Turtulli dhe 2 0 për vendësit. Skuadra e Pogradecit e vë në diskutim rezultatin, teksa shënon në minutën e 87-të, me anë të Mukjes. 3 minutat shtesë janë shumë të nxehta, por pa ndryshim rezultati.
Back To Top