Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lezhjanët janë kthyer pas disa javësh te fitorja

Besëlidhja mposht Naftëtarin duke iu larguar zones së ftohte.
Besëlidhja nuk ka gabuar në fushën e saj, ku ka marrë 3 pikë të domosdoshme në këtë moment. Përballë Naftëtarit të vendit të fundit në tabelë, lezhjanët kanë fituar, falë golit të Malasit në kohën shtesë të pjesës së parë. Besëlidhjes i kanë munguar dje Gruda dhe Malota, i pari i dëmtuar dhe i dyti i skualifikuar, megjithatë rezultati është arritur dhe kjo ka shumë rëndësi, edhe pse loja ka qenë e dobët nga ana e vendësve.

Nuk e ka pasur dje Besëlidhja qartësinë në lojë, ndërkohë që ka vuajtur jo pak edhe në finalizimin e aksioneve sulmuese. Lezhjanët janë vënë në vështirësi nga Naftëtari, që i ka pasur mundësitë të shënonte në pjesën e parë me Varfin dhe Çelën.Më pas, falë edhe ndërhyrjeve të stafit teknik, loja e Besëlidhejs është përmirësuar disi. I pasi ka rrezikuar në portën e Naftëtarit sulmuesi Haxhia, por nuk ka arritur ta mposhtë Hazizin. Pasi tij kanë humbur raste edhe Toma dhe Malasi, ndërsa ky u fundit, në shtesën e pjesës së parë ka shënuar golin vendimtar të ndeshjes. Besëlidhja ka luajtur më mirë në pjesën e dytë, kurse Naftëtari është mundur më tepër të mbrohet.

Sokoli dhe Lini e kanë freskuar lojën e Besëlidhjes, që ka provuar ta vërë në provë disa herë portierin Hazizi, por pa e dyfishuar rezultatin. Megjithatë, në fund lezhjanët u janë gëzuar 3 pikëve, që i largojnë nga zona e ftohtë e renditjes. Ndoshta kjo fitore i shërben më shumë për anën morale skuadrës së drejtuar nga trajneri Valentin Gjetja, që në fazën e dytë nuk ka arritur rezultatet e pritura.

Thanë pas ndeshjes

Valentin Gjetja, trajneri i Besëlidhjes: “Jam i kënaqur me 3 pikët dhe mendoj se mundësitë e Besëlidhejs janë për më shumë. Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë dhe duhet të reagojmë në të ardhmen.”

Iljaz Haxhiaj, trajner i Naftëtarit: “Luajtëm mirë, por për fat të keq humbëm. Erdhëm në Lezhë për të marrë pikë, por u ndëshkuam nga një gol, që duhej të ishte evituar. Gjithashtu, krijuam raste dhe mund të kalonim të parët në avantazh. Fati nuk ishte me ne.”

Back To Top