Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Skenderbeu - Beselidhja

Pastrohet bora në stadium, gjithçka “ok”
Drejtuesit korçarë i kanë kërkuar dje federatës ta shtynte përsëri ndeshjen Skënderbeu‑Besëlidhja, pasi bora ka qenë e madhe, por, pasi kanë marrë përgjigje negative, të gjithë në qytetin juglindor kanë punuar shumë për ta pastruar fushën. Kështu, dje pasdite, gjithçka ka qenë gati për sa i takon fushës. Ka dy ditë që në Korçë edhe temperaturat kanë qenë më të larta, duke ndihmuar shkrirjen e borës. Kjo do të thotë që ndeshja e sotme do të luhet në kushte optimale.

Gjithçka është gati për ndeshjen Skënderbeu‑Besëlidhja, që duhej të ishte luajtur të shtunën e kaluar, por reshjet e mëdha të borës e shtynë për sot. Korçarët kanë mbyllur dje në mesditë përgatitjet për këtë ndeshje dhe trajneri Indrit Fortuzi është shprehur se Skënderbeu ka shumë arsye për të fituar me Besëlidhjen. Sipas tij, e para është ajo e rikthimit në krye: “Kemi shansin më të mirë të jemi përsëri në krye të kategorisë së parë, kështu që duhet të fitojmë patjetër me Besëlidhjen. Pas hapit të gabuar të Laçit, nuk mund ta humbasim këtë shans.
Back To Top