Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja siguron kategorinë e parë

Dajti Besëlidhja 1:3
Dajti gabon në fushën e tij, teksa mundet 1-3 nga Besëlidhja. Një ndeshje për t’u harruar, ku kamzalinjtë ranë në “kurthin” e miqve. Fillimi është më i mirë për Dajtin, që e zhvendos lojën në gjysmëfushën mike dhe, kur pritej goli i tij, Besëlidhja ndëshkon në minutën e 13-të. Gega gjen hapësira në mbrojtjen vendëse dhe përballë portierit Malaj nuk e ka të vështirë t’ia dërgojë topin pas shpine.Vendësit “zgjohen” dhe sulmojnë me më shumë forca, por miqtë janë të rreshtuar mirë në mbrojtje dhe nuk lënë hapësira. Nga dëshira e madhe për të shënuar, kamzalinjtë harrojnë mbrojtjen dhe Gega del i vetëm me Malajn, por “gardiani” i Dajtit nuk lejon prekjen e rrjetës. Minutat e mbetura të pjesës së parë, pavarësisht se luhen në gjysmëfushën mike, nuk sjellin tjetër gol. E kundërta ndodh në fraksionin e dytë. Dajti rrezikon me Gjokenë, por gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë kuadratit. Pas pak minutash vjen edhe goli i barazimit. Një aksion pa pretendime Çeka e ndjek deri në fund, duke bërë presion mbi një mbrojtës dhe portierin, që nuk e kontrollon plotësisht.

Ndërhyn Delibashi duke ia marrë topin Gjokës dhe me portën e boshatisur e shtyn drejt rrjetës. Me gjithë protestat nga kampi lezhjan, goli është vlerësuar i rregullt dhe 1 1. Vendësit marrin zemër dhe Kryemadhi, Sula, Çeka dhe Xhixha përpiqen, por pa rezultat. Sulmuesi Çeka, pasi merr një top nga Delibashi, gjuan menjëherë, por jashtë kuadratit. Sërish Çeka, i cili, pasi shmang daljen e Gjokës, gjuan saktë, por kur topi po i drejtohej rrjetës, ndërhyn një mbrojtës mik, duke e shpëtuar Besëlidhjen nga pësimi i golit të dytë. Vendësit luajnë mirë dhe krijojnë disa raste, por atë që nuk e bëjnë ata, e bëjnë miqtë.

Hamzai, pasi merr një top nga Majtara, gjuan saktë dhe e dërgon në trekëndëshin e Malajt. Dajti sërish do të kërkojë golin e barazimit dhe Lleshi e Gjokeja u japin rrezikshmëri aksioneve sulmuese. Në minutat e fundit, i sapofuturi Përlleshi, shënon golin e nokautit për Dajtin. Nga një goditje standarde, ish sulmuesi i Partizanit gjuan saktë dhe topi përfundon direkt në rrjetë. Një fitore e merituar e lezhjanëve, ndërsa Dajtit i ka prishur shumë punë kjo humbje, që e largon përfundimisht nga objektivat.
Back To Top