Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Beselidhja nuk shkon me tej barazimit ne Lezhe.

Beselidhja - Burreli 2:2
Besëlidhja e ka dashur fitoren me Burrelin, por nuk ka shkuar tej barazimit. Ajo ka rënë viktimë e moszbatimit të skenarit të paraqitur para ndeshjes, që burrelasit kanë dalë prej tij. Madje në fund të takimit dy teknikët kanë replikuar me njëri tjetrin dhe Gjoni është cilësuar prej lezhjanëve si i pabesë kur para ndeshjes ka kërkuar ”mëshirë” sepse në fushë do të hidhte një formacion me futbollistë të rinj.
Po sipas Gjetjes, ndikimi i homologut burrelas ka qenë aq i fortë saqë ai ka improvizuar një skuadër me të rinj në pjesën dërrmuese të saj por asnjëherë nuk e ka cuar ndërmend se nuk do t’i merrte pikët e plota të kësaj ndeshje. Dedja ka qenë shumë i nervozuar në fund të ndeshjes dhe në replikat me Gjonaj ka pohuar se një pabesi të tillë nuk e priste. Ndërkohë ai ka theksuar se ky veprim i tyre i ka bvërë dëm vetëm Burreëlit dhe ka prishur disi marrëdhëniet shumë të mira midis dy klubeve. Ndërkohë edhe gjyqtari Mustafarai në përshtatje me skenarin e fillimit nuk ka lejuar që lezhjanët të thellojnë rezultatin duke dhënë dy 11 metërsh njëri prej të cilëve mjaft i dyshimtë.

Lezhjanët kanë kaluar në avantazh që në minutën e tretë me golin e Leonis Haxhiut dhe e ka dyfishuar rezultatin në 21’ me Përdheshin që ka shënuar një gol spektakolar. Dy 11 metërshat e dhënë në harkun e 3 minutave për Burrelin nuk e kanë barazpeshuar rezultatin teksa loja gjithnjë është dominuar nga lezhjanët në pjesën e parë. Rezultati 2-1 i kësaj pjese si duket e ka dehur pankinën lezhjane që vec mospërfshirjes në formacion të titullarëve në fillim të saj ka kryer tre zëvendësime me futbollistë 17-18 vjecarë që sipas teknikut lezhjan nuk e kanë bindur. Por duhet thënë se ata të rinj nuk u aktivizuan për të ndryshuar rezultatin, ata bëhen pjesë e skuadrës për të luajtuar me besimin se fitorja ishte e garantuar.

Forca e Besëlidhjes në pjesën e dytë ka rënë ndjeshëm dhe matjanët nuk kanë falur. Kanë bërë të gjitha përpjekjet për tu mbrojtur mirë por dhe me kundërsulm kanë shënuar. Ia kanë arritur qëllimit në 75’ kur Rada një prej më të mirëve ka shënuar golin e barazimit. Më pas burrelasit janë treguar të kujdesshën duke e administruar mjaft mirë këtë rezultat teksa Rada me daljet e shpeshta në sulm ka tentuar disa herë të shënojë për ti dhënë trepikëshin skuadrës së tij duke shfrytëzuar epërsinë numerike pas largimit të mbrojtësit lezhjan Duraku i dëmtuar, kur ishin kryer tre zëvendësimet. Në fund të ndeshjes tekniku matjan barazimin e ka konsideruar si rezultatin më të drejtë, ndërsa Gjetja e ka konsideruar atë si barazim të pabesishëm.
Back To Top