Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kupa, Laçi – Besëlidhja 4-1


Laçi siguroi një vend midis 16 më të mirave të Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti edhe në ndeshjen e dytë Besëlidhjen e Lezhës, kësaj radhe 4-1.

Për skuadrën e Stavri Nicës serinë e golave e hapi Erjon Vuçaj në minutën e 31-të. Rezart Maho dyfishoi shifrat në të 49’, ndërkohë që Bledar Marashi firmosi në minutën e 54-t golin e tretë për laçjanët. Jurgen Kulli realizoi golin e tretë të Besëlidhjes në minutën e 65-të.

Nëntë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Rezart Maho mbylli llogaritë e takimit, duke e çuar Laçin në turin e dytë të edicionit të 58-të të këtij kompeticioni.

Laçi kishte fituar takimin e parë në Lezhë me rezultatin 2-1, falë dy golave të Bledar Marashit. Laçi do të luajë në 1/8 e Kupës kundër Besës.

16 skuadrat e kualifikuara në turin e dytë të Kupës janë Tirana, Dinamo, Shkumbini, Besa, Kastrioti, Besa, Lushnja e Laçi nga grupi A dhe Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Apolonia, Skënderbeu, Gramozi, Kamza dhe Partizani nga grupi B.

Ndeshjet e para të turit të dytë do të luhen, më 25 nëntor 2009.

TURI I DYTË

GRUPI A
Lushnja-Tirana
Bylis-Dinamo
Kastrioti-Shkumbini
Laçi-Besa

GRUPI B
Kamza-Vllaznia
Partizani-Teuta
Gramozi-Flamurtari
Skënderbeu-Apolonia
Back To Top