Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Tjetër fitore per Besëlidhjen

Besëlidhja fiton 2-1 me Adën, duke siguruar përfundimisht qëndrimin në Kategorinë e Parë.
Skuadra lezhjane korr nje tjeter fitore ne fushen e saj por pavaresisht fitores Beselidhja qendron ne vendin e 9 te renditjes me 34 pike pasi edhe Luftetari qe ndodhej nje pike me lart ka fituar kunder Turbines me te njejtin rezultat. Kapiteni Sokol Toma shënoi me kokë dy minuta nga fillimi i pjesës së dytë për lezhjanët. Besëlidhja shënoi golin e dytë në minutën e 83-të, ndërsa Cani në minutën 92’shënoi golin e flamurit për Adën.

Bylisi fitore bindëse me Lushnjën, kampion i Kategorisë së Parë dhe rikthim “urgjent” në Kategorinë Superiore pas vetëm një sezoni mungesë. Elbasani zhgënjeu me barazimin pa gola në Skrapar. Kamza rrëmbeu tri pikë të arta në Librazhd, duke kapur me pikë Elbasanin, ndërkohë që Partizani bëri detyrën me Memaliaj në kryeqytet. Kjo ishte panorama e rezultateve të “Top-5” të Kategorisë së Parë në javën e 37-të.

JAVA27 - Rezultatet e takimeve te tjera:
Sopoti 0-3 Kamza
Bilishti 2-0 Pogradeci
Bylis 2-1 Lushnja
Skrapari 0-0 Elbasanikaton
Partizani 2-0 Memaliaj
Gramshi 0-0 Burreli
Luftetari 2-1 Turbina

Back To Top