Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, me mendjen te sezoni i ardhshëm

Trajneri Kulli aktivizoi titullarë shumë lojtarë të rinj në ndeshjen me Pogradecin
Megjithëse drejtuesit dhe lojtarët e Besëlidhjes ishin përgatitur për një rezultat pozitiv në transfertën e Pogradecit, ata janë kthyer në Lezhë me humbjen 2-1. Eshtë kjo humbja e parë e ekipit lezhjan nën drejtimin e trajnerit Ritvan Kulli, i cili, në 8 javët që e drejton Besëlidhjen, ka arritur të grumbullojë 17 pikë nga 24 të mundshme. Trajneri Kulli shprehet i kënaqur nga loja e ekipit që drejton, kur thotë: “Me Pograedecin kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, duke krijuar disa raste shënimi, por lojtarët shpërdoruan shumë para portës kundërshtare.
Pasi jemi larguar nga çdo rrezik, po mendojmë për vitin e ardhshëm dhe kjo është arsyeja që edhe në Pogradec kam aktivizuar lojtarë të rinj, siç janë Grishi, Lini, Përlleshi, Haxhia, Kulli e deri te portieri Danaj. Fati nuk ishte me ne në atë ndeshje, por e ritheksoj se shpërdoruam shumë raste.
Do të isha i kënaqur me barazimin, por futbolli i tillë është, prandaj është i bukur.” Vërtet me Pogradecin trajneri lezhjan ka përfshirë në formacion disa lojtarë të rinj, edhe pse luhej në transfertë. Ndër ta ka qenë edhe Lini, i cili, megjithëse ka qenë vazhdimisht pranë Besëlidhjes, është aktivizuar vetëm si zëvendësues në raste të veçanta.
Në ndeshjen e fundit trajneri Kulli e ka aktivizuar si titullar, në rolin e mesfushorit, ku dhe ai e ka për zemër të luajë. Lini ka dhënë ndihmesën e tij si mesfushor shkatërrues, duke shfaqur vlerat e një lojtari me të ardhme. Ai premton të ecë në rrugën e vështirë të cilësisë si një lojtari barrikadë për sulmuesit dhe mesfushorët kundërshtarë, pasi është vërtet punëtor dhe merr pjesë edhe në veprimet sulmuese. Këtë të shtunë Besëlidhja pret Turbinën me synimin për t’i shtuar edhe tri pikë vetes në renditje. Ekipi lezhjan e mbyll këtë kampionat në Lushnjë, ku e pret një ndeshje e vështirë.

Burimi: Sporti Shqiptar

 
Back To Top