Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ultras Besëlidhja - Dragojt e Veriut

"Ultras Besëlidhja - Dragojt e Veriut" është një grup tifozësh lezhjanë që synon të mbledhë rreth vetes të gjithë tifozët më të zjarrtë të Besëlidhjes në mënyrë që t'i ofrojë gjithmonë përkrahjen maksimale skuadrës. Grupi ka ndjekur gjithmonë Besëlidhjen në ndeshjet e Kampionatit edhe të Kupës së Shqipërisë në Lezhë edhe në trasfertë. Në vitin 2010 grupi merr emrin "Ultras Besëlidhja - Dragojt e Veriut" dhe nis organizimin e tifozerisë lezhjane duke krijuar edhe materialet e para ultras.

Për momentin Ultrasit e Besëlidhjes mblidhen në Lezhë pak përpara ndeshjeve të kampionati dhe në grupime të vogla por qëllimi i këtij grupi është pikërisht ai organizimit të tifozerisë lezhjane, duke bërë edhe takime gjatë javës për të diskutuar mbi ekipin e zemrës.

Dragojt e Veriut në Facebook

Bashkohu edhe ti me ne! 
   
Back To Top