Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Beselidhja merr 3 piket e para te sezonit ne Lezhe

Java 3: Beselidhja - Partizani 1:0
Blerja me e re e ekipit lezhjan, Pustina i ardhur javen e fundit pikerisht nga ekipi mik, i ka dhuruar fitoren Beselidhjes per 1:0 nda Partizanit.Ish futbollisti i Partizanit ka arritur te shenoje ne minuten e 76' te takimit golin e fitores per vendasit.Nje ndeshje teresisht e dominuar nga vendasit, ku miqte gjate gjithe takimit jane munduar vetem te mbrohen. Pas avantazhit te lezhjaneve, atmosfera eshte nxehur dhe nje futbollist i Partizanit, Beqiri me pas edhe Berberi (nga pankina per protesta) dhe Gega per Beselidhjen jane ndeshkuar me karton te kuq nga gjyqtari i takimit. Kjo eshte edhe fitorja e pare per Beselidhjen mbas nje barazimi dhe nje humbjeje. Me kete fitore ekipi lezhjan arrin kuoten e 4 pikeve. Takimi i ardhshem do te luhet me 29 shtator ne Burrel, Burreli - Beselidhja.
Back To Top