Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Burreli dhe Besëlidhja ndajnë nga një pikë

Matjanët nuk e mbajnë premtimin se në Burrel do të ketë vetëm tripikësha. Kjo ndodhi dje, kur ekipi vendës pati përballë Besëlidhjen e Lezhës. Ndeshja ishte me nivel, por asnjëra palë nuk arriti ta gjejë portën e kundërshtarit, duke bërë që loja të merrte një rrjedhë krejt të pabesueshme. Djemtë e Koliqit: Gjoka, Ramadani, Çekaj, Pjetrani, Osuji etj., janë treguar si gjithmonë të vëmendshëm, duke tentuar të marrin pikët e arta në këtë takim. Vrulli i tyre në shënimin e golit është ndalur nga fati, duke mos u dhënë mundësinë të shënonin gjatë gjithë takimit. Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, duke mos kënaqur asnjë ekip, pavarësisht pretendimeve të vendësve. Loja e fortë që u pa në pjesën e parë vijoi edhe në të dytën. Dyluftimet janë të ashpra, madje në ndonjë rast në kufijtë e lojës së rregullt.
Pakënaqësitë e matjanëve vinin nga gjykimi. Ishin të shumta rastet e kontestimeve në shkaktimin e faullave. Në minutën e 72-të Rizvanolli godet traun e portës së Xhixhës. Pas këtij rasti me të vërtetë për t’u kujtuar, u shuan shpresat e Besëlidhjes për shënimin e të paktën një goli në këtë takim. Loja mban të njëtin ritëm deri në fund të 90 minutave të rregullta, ku gjithçka ka përfunduar me një rezultat të barabartë pa gola.

Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top