Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Barazim 2-2 mes Besëlidhjes dhe Kamzës

U luajt sot në Lezhë ndeshja kryesore e javës së 7-të të kategorisë së parë të kampionatit kombëtar të futbollit, Besëlidhja - Kamza. Ndeshja mes dy pretendenteve kryesore për t’u ngjitur në superligë edicionin e ardhshëm ka përfunduar në barazim 2:2. Skuadra lezhjane nuk ka ngelur aspak e kënaqur nga ky barazim pasi ka merituar fitoren duke kaluar dy herë në avantazh, por fati nuk ka qenë me Besëlidhjen sot. Me këtë barazim skuadra lezhjane zbret në vendin e shtatë në klasifikim. Autorët e golave për Besëlidhjen janë Gega dhe Maho në pjesën e parë. 

Besëlidhja - Kamza 2 2
Besëlidhja: Baholli, Noka, Alcani, Prela, Haxhia (Muça 80′), Shyti (Halili 46′), Koçi, Pustina, Maho, Rizvanolli (Kulli 84′) Gega. Trajner: A.Bruka.
Kamza: Mustafa, Likmeta, F.Tafaj, Kapaj, Ndoni, Deliallisi, Ishka (Allamani 76′), Capa (Çerepi 55′), E.Tafaj, Malo (Baze 84′), Dalipi. Trajner: E.Zhupa.
Shenues: Maho 2′, Gega 12′ / F.Tafaj 11′, Malo 55′
Gjyqtarë: T. Latifi, A. Goxhaj, R. Zhuli (Gjirokastër)
Karton i verdhë: Ishka
  
Back To Top