Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Vjen edhe fitorja e parë në trasfertë për lezhjanët

Skuadra lezhiane e Besëlidhjes ka triumfuar në një transfertë mjaft të vështirë, si ajo e Velipojës, teksa ka mundur me rezultatin 3-2 Adën vendëse. Pavarësisht se janë gjendur dy herë në disavantazh, lezhianët kanë gjetur forca për të realizuar plot 3 herë në portën vendëse, duke përmbysur gjithcka dhe dalë me 3 pikë të cmuara nga Velipoja. Ndërkohë, takimi ka nisur mirë me shumë raste shënimi për vendasit, që nuk kanë fat. Ata godasin edhe shtyllën, humbasin edhe raste të tjera, por të parët kalojnë në avantazh miqtë me Mahon. Ky rezultat kthehet dhe pjesa e parë mbyllet 2 1 për Adën, që shënon dy herë me anë të Gjinit dhe Doçit. Pjesa e dytë nis ndryshe. Vërehen shenja lodhjeje tek vendasit dhe për rrjedhojë Besëlidhja fiton terren. Rizvanolli barazon në 2-2 që në fillimin e pjesës së dytë dhe në fund është Gega ai që do shënojë golin e fitores për lezhjanët.

Ada - Besëlidhja 2-3
Ada: Hallunaj, Neziri, Isufi, Kola (Matia 76′), Çelaj, Pepa, Osja, Lekaj (Ferlushkaj 60′), Doçi, Gjini, Nika. Trajner: K. Krepi  Besëlidhja: Bahuli, Noka, Prela, Shyti, Gruda, Pustina, Maho, Haxhija (Muça 87′), Koçi, Rizvanolli (Matia 89′), Halili ( Gega 46′) Trajner: A. Bruka
Shënues : Gjini 40′ Doçi 44′/ Maho 28′ Rizvanolli 47′ Gega 84′
Gjyqtarë: R. Sadiku, E.Budeci, R. Preça (Elbasan)
Kartona të verdhë:
Ferlushkaj, Doçi, Gjini / Noka, Maho
Back To Top