Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja në trasfertën e vështirë të Lushnjes

Nesër në orën 14:00 do të luhet në Stadiumin "Roza Haxhiu" të Lushnjes, takimi mes dy nga pretendentet kryesore për të dalë në Superligë. Një trasfertë mjaft e vështirë kjo për Besëlidhjen duke parë edhe forcën e kundërshtarit por megjithatë lezhjanët nuk do të vijnë për të kaluar radhën në Lushnjë, sepse edhe ata kanë synimet e tyre serioze në kampionat, për më tepër që kanë në përbërje shumë futbollistë me përvojë, midis të cilëve edhe Arben Prelën e Alert Alcani, dy ish futbollistë të Lushnjës sezonin e kaluar. Këta të fundit e njohin deri në detaje forcën e lushnjarëve.



Back To Top