Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja - Pogradeci. Përballje mes pretedentësh

Të shtunën 13 nëntor do të luhet në stadiumin "Brian Filipi" ndeshja Besëlidhja - Pogradeci. Kjo do të jetë edhe prova më e rëndësishme për lezhjanët dhe trajnerin Bruka, pasi do të përcaktojë cilat janë në të vërtetë objektivat e Besëlidhjes për këtë sezon. Përballja me pogradecarët është mjaft e rëndësishme por po aq edhe e vështirë pasi kemi përballë një nga kundërshtarët kryesorë për të kaluar në Superligë, të cilët ndodhen edhe në krye të rënditjes së kategorisë së parë. Aja çka e bën akoma më të vështirë këtë takim janë edhe kater mungesat në rradhët e lezhjanëva, Maho, Noka, Gruda,  Koçi por megjithatë Besëlidhjes nuk i mungon kualiteti dhe i vetmi rrezultat që e kënaq është fitorja me një lojë të bukur dhe bindëse. 

Ndeshjet e fundit direkte në Lezhë
05.12.2009: Besëlidhja - Pogradeci   0 - 1
14.03.2009: Besëlidhja - Pogradeci   2 - 1
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top