Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 10: Luftëtari - Besëlidhja 0-0

Tjëtër barazim pa gola për lezhjanët. Ka përfunduar me rezultatin e bardhe 0:0 ndeshja e javes se 10 të Kategorisë së parë mes Luftëtarit dhe Besëlidhjes, i dyti rradhazi mbas atij ndaj Pogradecit në Lezhë. Besëlidhja dominon në Gjirokastër por nuk arrin të gjejë golin që do të thoshte tre pikë. Një rrezultat që nuk kënaq deri në fund tifozerinë lezhjane, por megjithatë një pikë me vlerë e marrë në një fushë të vështirë siç është ajo e Gjirokastrës dhe ndaj një kundërshtari që megjithëse ndodhet në vështirësi në këto momente, mbetet përsëri një nga pretendentet kryesore për të kaluar në Superligë. Një statistikë mjaft negative për Besëlidhjen është mos shënimi i golit, kjo është ndeshja e tretë rradhazi që Besëlidhja nuk shënon gol dhe ajo që do të bëjë të diskutojë akoma më shumë, është mbajtja  në stol e sulmuesti Rizvanolli pothuajse gjatë gjithë takimit nga trajneri Bruka.

Kronika e ndeshjes
Pjesa e parë nis e varfër dhe vetëm në minutën e 15-të vjen gjuajtja e parë nga Shkoza, por topi pritet nga Baholli në dy kohë. Në vazhdim janë Rushani, Shalari, Rrustja, disa herë Pustina dhe Koçi që bëjnë përpjekje për gol, por pjesa e parë mbyllet në barazim, 0‑0. Muça gjuan më pas mbi traversë dhe Besëlidhja ushtron presion të vazhdueshëm, duke ekzekutuar edhe 3 goditje këndi. Miqtë krijojnë raste, por rrjetën nuk arrijnë ta gjejnë. Shalari, Braho dhe Rushani kërcënojnë portën e lezhjanëve, por 0‑0 nuk ndryshon. Portieri Toçi fiton një duel me Grudën, kurse Shkoza gjuan me kokë, por përsëri pa rezultat. Rushani lëshon një “predhë” dhe topi fërkon traversën e portës mike. Në 4 minutat shtesë rrezikon Muça për Besëlidhjen.

Luftëtari - Besëlidhja 0-0
Luftëtari: Toçi, Sinani, Brahimi, Shalari, Laze (Lluka 56′) Rapa, Rushani, Përfati, Stoja, Shkoza, Braho (Bizhga 67′). Trajner: M.Hysi
Besëlidhja: Baholli, Ndoka, Ndreka, Alcani, Shala, Muça, Gruda (Rizvanolli 86′), Rrustja (Koçi 31′), Pustina, Maho, Haxhia (Gega 65′). Trajner: A.Bruka
Kartonë të verdhë: Sinani, Braho, Stoja, Pustina
Gjyqtarë: E.Sino, E.Hasanaj, O.Grabova (Fier)

Burimi: ksbeselidhja.com

Back To Top