Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 11: Besëlidhja - Bilisht Sport 4:0

Besëlidhja është rikthyer tek fitorja duke mundur në fushën e saj Bilisht Sportin me një goleadë. Mbas katër javësh lezhjanët arrin të marrin tre pikë në Brian Filipi, por ajo që është më e rëndësishme është rezultati bindës 4:0 gjë që e bën më optimiste për të ardhmen tifozerinë lezhjane pasi në tre takimet e fundit Besëlidhja nuk kishte arritur të shënonte gol. Vëndasit kanë dominuar pothuajse gjatë gjithë takimit, gjë që e tregon edhe rezultati i thellë duke dhuruar spektakël dhe gola për tifozerinë lezhjane. Me këtë rezultat Besëlidhja ngjitet në vendin e shtatë në kuotën e 17 pikëve por qëndron akoma larg nga skuadrat pretendente, pjesa më e madhe e të cilave arritën të marrin pikë sot. Tani Besëlidhjes i duhet patjetër fitorja në trasfertën e javës 12 në Vlorë për të hyrë në vallen e Supërligës.

Besëlidhja - Bilisht Sport 4:0
Shënues: Maho 24’ (pen), 62’, Gega 71’, Prela 85’

Burimi: ksbeselidhja.com

Back To Top