Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 8: Lushnja - Besëlidhja 1:0

Lezhjanët janë mundur në "Roza Haxhiu" të Lushnjes me rrezultatin minimal 1:0. Një ndeshje ku skuadra lezhjane nuk ka dhënë maksimumin e saj, duke u bërë e rrezikshme vetëm  mbas kalimit në disavatazh. Goli i fitores për lushnjarët është shënuar nga kapiteni Cela në minutën e 33' të pjesës së parë, më pas ka ardhur edhe reagimi i Besëlidhjes e cila ka qënë më e rrezikshme në pjesën e dytë duke rrezikuar disa herë portën lushnjare por megjithatë nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit. Më këtë humbje Besëlidhje ndodhet në vëndin e shtatë në rënditje me 12 pikë dhe 6 pikë larg nga kryesuesi Pogradeci.

Deklaroi pas ndeshjes:
Alban Bruka, trajner i Besëlidhjes: “E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, sepse kemi të njëjtat synime. U goditëm me një gol, që nuk duhej ta pësonim. Në pjesën e dytë e rritëm presionin, por ishte shumë vonë. I uroj Lushnjës suksese në rrugën e saj.”

Lushnja Besëlidhja 1-0
Lushnja: Miraka, Bufasi, Mërtiri, Sulo, Ruço, Gjoni (Lluca 85′), Byzhyti, Çela, R.Sula, Çutra (Gjata 92′), Galica (Metushi 90′).
Trajner: A.Bano.
Besëlidhja: Baholli, Ndoka, Alcani, Ndreka, Prelaj, Hoxha (Muça 72′), Pustina (Halili 46′), Koçi (Rrustja 72′), Maho, Gega, Rizvanolli. Trajner: A.Brukaj.
Shënues: Çela 32′
Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Precaj, A.Mahmutaj (Elbasan)
Kartonë të verdhë: Sulo, Galica, Prelaj, Alcani, Ndoka, Halili
Back To Top