Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 9: Besëlidhja - Pogradeci 0-0

Ka përfunduar edhe ndeshja javës së nëntë e kategorisë së parë mes Besëlidhjes dhe Pogradecit me rezultatin e barabartë 0:0. Një rezultat ky që kënaqë më shumë skuadrën mike të Pogradecit e cila ruan kryesimin e rënditjes. Skuadra e Besëlidhjes ka dominuar gjatë gjithë takimit por pa arritur të gjejë golin. Më i miri për miqtë ka qenë portieri Bytyçi, gjë që të lën të kuptojë epërsinë e skuadrës lezhjane. Në minutën e 55' të takimit futollisti i skuadrës së Pogradecit Balla ka ngelur në tokë pa ndjenja për shkak të një goditje të pësuar në një përplasje kokë më kokë me njërin prej mbrojtësve të Besëlidhjes. Mbas pesë minutash Balla është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës dhe takimi ka vazhduar. 

Në minutat e fundit të takimit vëndasit janë më të rrezikshëm duke kërkuar golin me të gjitha forcat por portieri i skuadrës mike është në një ditë të mrekulluaeshme sot. Ndoshta rezultati do ishte tjetër nqs në fushën e lojës do të kishte qënë i pranishëm edhe sulmuesi Rezart Maho, duke qënë se vendasit kanë humbur shumë përpara portës kundërshtare. Me këtë rezultat Besëlidhja arrin kuotën e 13 pikëve dhe zbret në vendin e tetë në rënditje. Ky barazim ka sjellë edhe mjaft pakënaqësitek tifozët lezhjanë, të cilët prisnin diçka më shumë nga skuadra e tyre sot. Besëlidhjes tani i duhet të fitojë me çdo kusht në Gjirokastër javën e ardhshme për të hyrë në luftën për në Superligë dhe për të fituar zemrat e tifozëve të saj të cilët kanë ngaler të zhgënjyer nga rezultatet e fundit.

Alban Bruka, trajner i Besëlidhjes: “Ishim përgatitur për ta fituar këtë ndeshje, por na mungoi fati. Luajtëm mirë, por edhe këtë radhë shpërdoruam shumë raste shënimi. Duhej të kishim shënuar të paktën një gol.”

Besëlidhja ‑ Pogradeci      0‑0

Besëlidhja: Baholli, Ndreka, Alcani, Prela (Nikolli 71′), Muça, Haxhia (Halili 63′), Shyti, Rustja, Pustina, Rizvanolli, Gega. Trajner: A.Bruka

Pogradeci: Bytyçi, Çerepi, Drazhanin, Balla (Binishi 63′), Çajku, Larti, Bejleri, Turshinka (Eminhazeri 70′), Pengu, Jahaj, Tanushi. Trajner: Y.Çekiçi

Gjyqtarë: L.Jemini, A.Pregja, E.Doda (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Shyti, Alcani, Muça, Turshinka, Drezhanin, Bejleri 


Back To Top