Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Pogradeci, mirënjohje tifozërisë lezhjane

Liqenorët u kthyen nga Lezha me një pikë, e domosdoshme kjo në këtë moment, pasi Pogradeci udhëheq renditjen me meritë prej tri javësh. Këtë radhë pogradecarët janë kthyer në qytetin e tyre mjaft të kënaqur, pasi kanë sjellë me vete “fair-play”-in e takimit me Besëlidhjen dhe edukatën e lartë të tifozërisë lezhjane. Rrallë ndodh kjo situatë, ndaj dhe lojtarët e drejtuesit e Pogradecit janë impresionuar nga atmosfera e takimit të fundit. Ishte pjesa e dytë, kur mbrojtësi Balla, në luftë për topin, u godit në kokë dhe ra në tokë pa ndjenja.

Ndërkohë, lojtari i njohur Henri Ndreka i Besëlidhjes ishte i pari që afroi ndihmë, ndërsa përcjellja e Ballës për në spital u shoqërua me duartrokitje nga të pranishmit në stadium. Ndihmëstrajneri Thanas Papa, në lidhje me atë që ndodhi të shtunën në Lezhë, shprehet: “Për herë të parë në këto 2 vjet nuk kam dëgjuar në një ndeshje të shara për ekipi apo stolin kundërshtar. U emocionova, kur të gjithë u gëzuan në momentin që Balla reagoi pas goditjes. Ai u duartrokit, ndërsa ne u ndjemë tepër të respektuar. Edhe më pas, sidomos drejtuesit e klubit lezhjan, ishin mjaft të interesuar, duke na dhënë lajme të mira. Po kështu, të interesuar ishin edhe tifozët, të cilët nuk na u ndanë deri në çastin që u larguam. Sa për lojën, ajo pati vlera për të dy ekipet.” Ndërsa trajneri Ylli Çekiçi, kam rastin të falënderoj publikisht tifozërinë lezhjane dhe drejtuesit e klubit të Besëlidhjes për solidaritetin e veçantë që treguan.”

Burimi: Sporti Shqiptar

Back To Top