Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

“Senatorët” e Besëlidhjes, zhgënjim total

Futbollistët me eksperiencë të kësaj skuadre nuk po japin atë që presin të gjithë në Lezhë
Skuadra lezhjane nuk ka pasur ritmin e duhur për të kaluar në superligë gjatë 8 javëve të para të kampionatit. Eshtë luajtur gjysma e ndeshjeve të fazës së parë dhe bilanci i Besëlidhjes, sidomos me rivalët, është negativ, kur mendon se Apolonia dhe Kamza i kanë marrë pikë në fushën e saj. Lezhjanët kanë dy humbje dhe kanë merrë vetëm gjysmën e pikëve. Për rezultate më të mira se kaq nuk ka mjaftuar as merkatoja verore, që ka qenë cilësore.

Po ashtu, nuk ka mjaftuar as kujdesi i presidentit Gjokë Noka, të cilit duket se nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse të presë merkaton e dimrit. Emrat që ka në përbërje Besëlidhja janë vërtet për t’u pasur zili dhe mund të përmendim Ndrekën, Alcanin, Prelën, Mahon, Rizvanollin, Gegën, Haxhinë etj. Këta futbollistë kanë eksperiencë jo të paktë edhe në superligë, ndaj dhe nga Besëlidhja pritej shumë më tepër.
Teksa sheh lojën e lezhjanëve, nuk është e vështirë të kuptosh se nuk janë këto mundësitë reale të Besëlidhjes. Edhe futbollistët e sipërpërmendur nuk po japin më të mirën, duke qenë deficitarë ndaj presidencës, që i paguan, por edhe ndaj tifozërisë, që i ndjek në çdo ndeshje. Te ky grup futbollistësh lezhjanët kanë pasur shpresë të madhe, por ja që nuk ka ndodhur kështu deri tani. 

Madje, pretendohej se këta futbollistë do të ishin trajnerë në fushë, falë përvojës së gjatë që kanë. Nga ana tjetër, ka edhe zëra se një pikë e dobët e skuadrës është trajneri, por, edhe nëse është vërtet kështu, “senatorët” e Besëlidhjes duhej ta kishin thënë si duhet fjalën e tyre në fushë. 

Një pjesë e mirë e tyre janë afër moshës së trajnerit Bruka dhe normalisht duhej të ishin krahu i djathtë i tij, si dhe një nxitje për të rinjtë. Presidenti Noka, në analizën e ndeshjes me Lushnjën, i ka kritikuar rreptë futbollistët, sidomos mesfushorët, ndërkohë që ka konfirmuar qëndrimin e trajnerit Bruka në krye të skuadrës. 

Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top