Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-17: Zeqja nuk i mjafton Besëlidhjes

Skënderbeu Besëlidhja 4 2
Skënderbeu: Mali, Xhabej (Hoxha 51′), Thoma, Trëndafili, Minaj, N. Rapo, Skënderasi, K. Rapo (Kupe 66′), Qyllari (D. Kame 41′), M. Kame, Keci. Trajner: R. Rapo
Besëlidhja: Jakaj, Nikaj, Përndoj, Marku, Haxhiu, Hoxha (Përgjini 73′), Sherri (Moli51′), Gjeta, Markaj, Zeqja, Marku (Vocaj 57′). Trajner: H. Hoxha
Shënues: N. Rapo 13′ (11 m), Keci 31′, D. Kame 63′, M. Kame 77′/ Zeqja 53′, 67′
Kartonë të verdhë: D. Kame, Keci / Markaj, Marku
Gjyqtarë: J. Mane, A. Pelo, E. Kote (Ersekë)

Vëllezërit Kame dje i kanë dhënë tripikëshin e radhës Skënderbeut, teksa të dy kanë shënuar golat e fundit. Loja e djeshme në Korçë ka qenë e bukur, ku duhet thënë se në pjesën e parë M. Kame për Skënderbeun pengohet brenda zonës dhe gjyqtari Mane jep 11 metërsh. I saktë është kapiteni, N. Rapo që kalon në avantazh Skënderbeun. Në pjesën e parë do të shënonte edhe Keci për vendasit. Në pjesën e dytë miqtë ngushtojnë diferencën me anë të sulmuesit Zeqja, ndërkohë që D.

Kame godet traversën në minutën e 60 të dhe 3 minuta më vonë shënon edhe golin e tretë për Skënderbeun. Lezhjanët nuk dorëzohen dhe është sërish Zeqja që ngushton diferencën e golave në 3 2 në minutën e 67 të. Por familja Kame dhe pikërisht D. Kame, i futur në pjesën e dytë, mbyll gjithçka në 4 2 tri minuta para përfundimit. Në këtë mënyrë Skënderbeu është ngjitur edhe më lart në tabelën e klasifikimit, ndërsa miqtë nga Lezha e kanë pasur të pamundur për të marrë diçka në qytetin juglindor.

Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top