Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-17: Tripletë e merituar lezhjane

Besëlidhja - Shkumbini 3‑1
Besëlidhja: Jakaj, N.Marku, Haxhia, Përndoj, Lushaj, Nikaj, Sherri, Hoxha, Zeqja, D.Marku, Markaj. (u aktivizuan: Përgjini, Ameri, Mirashaj, Kalaj, Gjetja). Trajner: H.Hoxha
Shkumbini: Hyka, Dudia, Lici, Dervishi, Branica, Çela, Meta, Bashvogli, Harecari, Damarku, Kasemi. Trajner: A.Gjata
Shënues: Nikaj 12′, Zeqja 30′, Haxhia 72′ (pen) / Dervishi 61′ (pen)
Gjyqtarë: L.Jubani, F.Borova, G.Krymi (Shkodër)

Paratërinjët e Besëlidhjes kanë fituar ndaj moshatarëve të tyre nga Peqini, me rezultatin 3‑1, por edhe kanë shpërdoruar shumë raste të tjera. Ka qenë një ndeshje tepër korrekte dhe e gjykuar mirë nga treshja shkodrane, në përbërje të së cilës ishin edhe dy vajza (Fatjona Borova e Griselda Krymi), në rolin e anësoreve. Lezhjanët e kanë dominuar lojën në çdo drejtim, ndërsa miqtë nga Peqini u shfaqën me një ekip fare të ri në moshë, por me dëshirë loje dhe nivel të mirë teknik. Vendësit u dalluan për përgatitje të mirë fizike, qarkullim topi e shpejtësi në organizimin e veprimeve sulmuese. Spikatën Markaj, Zeqja, Jakaj, Dervishi e Branica. Vendësit i ka kaluar në epërsi, për herë të parë, Nikaj, në 12′, ndërkohë që ka qenë Zeqja, në 30′, që ka dyfishuar rezultatin. Pjesa e dytë nis me një gol të miqve, me anë të Dervishit, në 72′, me penallti, ndërkohë që Besëlidhja vulos fitoren 3-1, me Haxhinë, në 72′, që realizoi me penallti.


Back To Top