Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja drejt Vlorës vetëm për tre pikët

Besëlidhja po përgatitet për trasfertën e së shtunës në stadiumin Flamurtari kundër Vlorës. Objektivi i vetëm për lezhjanët në këtë takim janë tri pikët pasi një hap tjetër fals në trasfertë do ta rriste diferencën nga kryesueset. Java e dymbëdhjetë vë përballë njëra tjetrës skuadrat që ndodhen në gjashtë vëndet e para të kategorisë së parë dhe një fitore e Besëlidhjes do të vlente dyfish pasi do të shkurtonte diferenën ndaj kundërshtarëve te drejtpërdrejtë në Superligë. Kjo është një mundësi mjaft e mirë për skuadrën lezhjanë për të treguar vlerat e saj reale dhe rrezultati i vetëm që e kënaq Besëlidhjen është fitorja. Në dy ndeshjet e fundit në trasfertë Besëlidhja kundër Lushnjes dhe Luftëtarit nuk arriti të shënonte asnjë gol dhe kjo vën në përgjegjësi sulmuesit lezhjanë të cilët duhet të japin maksimumin e tyre edhe në trasfertë ashtu si në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Bilisht Sportit, ku pati jo vetëm shumë gola por edhe spektakël. Me impenjimin maksimal të sulmit dhe pak fat mund të arrihet një rrezultat pozitiv në Vlorë.

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top