Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja sfidon Tomorin në fushën e saj

Te shtunën në stadiumin "Brian Filipi" do të luhet ndeshja Besëlidhja-Tomori në orën 13:30. Kjo do të jetë edhe prova e fundit per fazën e parë ku Besëlidhja mund të tregojë se cilat janë objektivat e vërteta të ketij sezoni. Një fitore do të na fuste përseri në vallen e skuadrave pretendente per Superligën, ndërsa një humbje ndoshta do të fikte pothuajse çdo shpresë. Skuadrat që ndodhen në zonat e larta të rënditjes rradhë kanë bërë ndonjë hap falso. Edhe në javën e dymbëdhjetë të kampionatit, ku kalendari vuri përballë njëra tjetrës gjashtë skuadrat më të mira, Besëlidhja nuk arriti të përfitonte madje edhe duke u mundur në Patos kundrejt një kundërshtari modest siç është skuadra e Vlorës. Kundër Tomorit skuadra lezhjane do të mund të shfrytëzojë edhe freskinë e lojtarëve të saj të cilët e kanë pushuar këtë javë, pasi ndeshja me Tërbunin në Pukë është shtyrë për shkak të motit të keq. Edhe tifozët lezhjanë pritet të jenë të shumtë këtë javë për vetë rëndësinë e këtj takimi. 

Burimi: ksbeselidhja.com

Back To Top