Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 12: Vlora - Besëlidhja 1:0

Vjen një tjetër humbje e turpshme në trasfertë për Besëlidhjen. Mbas fitores në shtëpi kundër Bilisht Sportit me një goleadë, dukej sikur skuadra e Besëlidhjes e kishte gjetur rrugën që do ta dërgonte në Superligë. Por u desh një tjetër ndeshje në trasfertë për të zbritur  lezhjanët me këmbë në tokë. Besëlidhja është mundur në transfertë me rezultatin 1:0 nga skuadra e Vlorës. Ndeshje është luajtur në Patos, gjë që e bën akoma më të hidhur këtë humbje. Lezhjanët ashtu siç ishim mësuar në ndeshjet e fundit në transfertë, përsëri nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol. Në gjashtë ndeshje të luajtura jashtë fushës së saj, Besëlidhja nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në pesë prej këtyre takimeve. Tifozeria lezhjane e cila e ka mbështetur gjithmionë skuadrën e saj të zemrës, ka ngelur tërësisht e zhgënjyer nga ky rezultat dhe kërkon që të bëhen ndryshime në skuadër sepse përndryshe nuk do ta mbështesin skuadrën si më parë.


Vlora ‑ Besëlidhja   1:0
Vlora: Hysi, Telushi (Hazizaj 20′), Ahmetaj, Mehmeti, Mone, Guna (Idrizi 60′), Hoxha, Serjani (Canaj 65′), Rustemi, Plepi, Skënderaj. Trajner E.Strati
Besëlidhja: Baholli, Ndoka, Ndreka, Shala, Prela, Gruda, Haxhia, (Koçi 63′) Pustina (Buraku 71′), Maho (Rizvanolli 74′), Gega, Rrustja. Trajner: A.Bruka
Shënues: Ymeraj 75′
Gjyqtarë: B.Breshanaj, B.Mesi, F.Mataj (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Ahmetaj, Mone, Ndreka
Burimi: ksbeselidhja.com
   
Back To Top