Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 14: Besëlidhja - Tomori 3:1

Stadiumi "Brian Filipi" tashmë është bërë një tabu për Besëlidhjen. Në tre ndeshjet e fundit në Lezhë kanë ardhur tre fitore me shumë gola. Besëlidhja ka mundur këtë javë në fushën e saj me rezultatin 3:1 Tomorrin, një nga rivalet kryesore për Superligë. Një fitore kjo që mban gjallë shpresat e lezhjanëve për tu ngjitur në Superligë. Miqtë arritën të kalonin në avantazh të parët, me anë të Arbrit në minutën e 31' të pjesës së parë por mbrojtësi Shala ka shënuar golin e barazimit për Besëlidhjen në minutat e fundit të pjesës së parë të takimit. Pjesa e dytë nis me lezhjanët në sulm të cilët kërkojnë golin e fitores. Maho shënon golin e avantazhit për vendasit në minutën e 82' dhe Ndreka në minutën e 90' vulos fitoren e merituar për Besëlidhjen. Një fitore mjaft e rëndësishme dhe tre pikë mjaft të rënda për ekipin tonë, kundrejt një kundërshtarit mjaft të fortë si Tomori. 

Besëlidhja - Tomori 3-1

Besëlidhja: Baholli, Noka, Ndreka, Shala, Rustja, Prela (Gruda 86′), Shyti, Maho (Haxhia 90′), Alcani, Kulli (Pustina 52′), Gega. Trajner: A.Bruka
Tomori: Dura, Çela, Koreshi, Muça, Hasalla (Hamzallari 75′), G.Arbri, Topi, Çaço, Çaushaj (Karamani 83′), Roshi, K.Arbri. Trajner: E.Memushi
Shënues: Shala 42′, Maho 71′, Ndreka 89′/ K.Arbri 32′
Kartonë të verdhë: Ndreka / Çaço
Gjyqtyrë: S.Bogdani, F.Elezi, F.Lame (Durrës)

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top