Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 15: Mamurrasi - Besëlidhja 0:0

Takimi i derbit të Prefekturës së Lezhës ka përfunduar në barazim, me rrjeta të paprekura, por duhet theksuar se të dy ekipet kanë zhvilluar një luftë të fortë sportive mes tyre. Loja është ndërprerë disa herë për shkak të përplasjeve të futbollistëve, të cilët edhe pse kanë djersitur shumë, nuk kanë mundur të vënë në provë sa dhe si duhet “gardianët” e portave respektive. Një pjesë e parë, e cila në shumicën e saj është dominuar nga ekipi i Mamurrasit, por lezhjanët kundërzbresin më kujdes dhe ia ka arritur të neutralizojnë me sukses sulmet e vendësve. Pjesa e dytë ka pothuajse të njëjtën pamje.

Në njëzet minutat e fundit loja e dy ekipeve bie, ritmi i saj ngadalësohet dhe vendasit humbasin shpresat për një fitore. Ishte një barazim i drejtë nga mënyrë se si është zhvilluar ndeshja, ndërkohë që vendasit duket se kanë hyrë në krizë totale, ku kanë tri takime që nuk fitojnë.

Deklarojnë…
Sinan Bardhi, trajner i Mamurrasit: “Krijuam volum të madhe loje dhe raste për shënim, por nuk arritëm dot të gjenim rrugën e rrjetës. Nga mënyra se si rrodhi loja, jam i kënaqur edhe me barazimin. Ekipi do të hyjë në merkato dhe ne do kërkojmë sërish të ngjitemi në klasifikim.”
Alban Bruka, trajner i Besëlidhjes: “Kishim mundësi ta fitonim takimin. Por ky është futbolli. Nëse ndeshja do të gjykohej drejt, ne do të kishim fituar. Kam rezerva te një gol që na u anulua në fundin e takimit. Gjithsesi, barazimi më kënaq dhe ngjitja në klasifikim tashmë është në dorën tonë.”

Mamurrasi - Besëlidhja 0:0
Mamurrasi: Ago, Baçi, Sharra, Lila, Shkëmbi, Dosti, Mziu, Allmeta (Hasnaj 70′), Vogli (De.Ndreca 70′), Dr.Ndreca (Xhetani 50′), Invanaj. Trajner: S.Bardhi
Besëlidhja: Bahuli, Shala, Ndreka, Ndoka, Shuti, Rrustami, Maho (Muça 89′), Prelaj (Gruda 80′), Alcani, Gega, Kulli (Pustina 46′). Trajner: A.Bruka
Gjyqtarë: L.Mustafaraj, E. Biçaku, B.Mezi (Tiranë).
Kartona të verdhë: Ndoka, Baçi, Shkëmbi, Allmeta, Dr.Ndreca
Karton i kuq: Mziu, Alcani

Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top