Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lezhjanëve u hapet “oreksi” në prag të festave

Përballja ndërmjet Besëlidhjes e Tomorit është pritur me mjaft interes në Lezhë. Nga dy skuadrat e vendosura me kujdes në fushë, për lezhjanët bie në sy aktivizimi i Shytit e Kullit, ndërsa te miqtë lëvizshmëria dhe loja me topa të gjatë e organizatorëve G.Arbri e Roshi, që ka vënë në vështirësi lezhjanët. Madje si rezultat i këtij presioni në të 32′ miqtë kaluan në avantazh me K.Arbrin.

Por siç duket është dashur ky gol që lezhjanët të reagojnë. Nën “dirigjimin” e mesfushorit Maho, loja merr një kthesë të fortë. Dy minuta pas pasimit të golit, Gega shpërdoron një rast të pastër me portën bosh. Goli i barazimit ka ardhur në 42′, kur Maho mjeshtërisht ekzekuton një goditje dënimi, por topi në fund është prekur nga Shala dhe ka përfunduar në rrjetë.

Barazimi më shumë ka kënaqur lezhjanët që luajnë ndryshe në pjesën e dytë. Ka raste nga të dyja palët, ku Prela dhe Caushaj mund të shënonin. Ndërsa në 71′lezhjanët fitojnë një goditje dënimi në afërsi të zonës, të cilën sërish e ekzekuton mjeshtërisht Maho, që ka meritën kryesore e me të drejtë ka festuar. Më pas do të luhej me një portë. Skuadra e Memushit i humb shpresat për të marrë pikë në Lezhë dhe nuk është në gjendje të ndalë Ndrekën të shënojë golin e tretë.

Në fund të ndeshjes, trajneri Bruka pohoi: “Zhvilluam një ndeshje të bukur, me grintë e luftë të fortë sportive dhe e merituam fitoren. Po të vlerësojmë kështu çdo ndeshje, besoj se do të kemi rezultate tjera, që na afrojnë tek objektivi.” Ndërsa kolegu i tij Memushi shtoi: “Besëlidhja e meritoi fitoren, edhe pse ne kaluam të parët në avantazh, por nuk e mbajtëm. Për këtë ndeshje kam rezerva për disa futbollistë, të cilët edhe pse me eksperiencë, patën frikë nga fitorja.”

Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top