Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-17: Një javë negative edhe për moshat e Besëlidhjes

Besëlidhja U-17 është mundur nga Teuta me rezultatin 4:2. Durrsakët kanë kaluar shumë shpejt në epërsi, teksa një 11-metërsh në favor të Teutës është shndërruar në gol nga i zakonshmi Rigo. Por lezhjanët nuk dorëzohen dhe pas pësimit të golit kanë reaguar, duke barazuar vetëm pas katër minutash me anë të Zeqjes. Pas këtij goli miqtë kërkojnë të mbrojnë pikën e arritur, por durrsakët hidhen totalisht në sulm, duke krijuar shumë aksione të rrezikshme.

Në të 30-ën minutë arrijnë epërsinë me anë të Balanit. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2‑1 në favor të durrsakëve. Pjesa e dytë nis e vrullshme dhe sërish janë miqtë më të saktë, duke barazuar sërish rezultatin me anë të Danajt. Teuta shtojnë presionin me kalimin e minutave dhe në fillim Peqini e më pas Rigo vulosin fitoren e dursakëve në një ndeshje të bukur me emocione dhe gola.

Teuta ‑ Besëlidhja 4:2
Teuta: Qypi, Tema, Rigo, Marku, Bejko, Balani, Trimi, E. Tepshi, Abazaj, Beqja, Sina (u aktivizuan: Ramidhi, Peqini, Haxhia). Trajner: L. Sejdini
Besëlidhja: Prendi, Lushaj, Perendari, Marku, Haxhiu, Danaj, Hoxha, Nikaj, Gjeta, Sherri, Zeqja (u aktivizuan: Mirashi, Vocaj, Kalaj). Trajner: H. Hoxha
Shënues: Rigo 7′ (11-m), 72′, Balani 30′, Peqini 65′/ Zeqja 11′, Danaj 51'
Gjyqtarë: H. Rakipi, A. Kamberi, S. Hanaj (Patos)

Burimi: Sporti Shqiptar

Back To Top