Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja e re bind drejtuesit për superligën

Lezhjanët janë duke u marrë me riorganizimin e skuadrës për fazën e dytë dhe përparësi i është dhënë afrimit të futbollistëve cilësorë. Përforcimi i çdo reparti ka qenë objektivi i presidentit Gjokë Noka, i cili në këtë drejtim ka bërë shumë. Prurjet në skuadrën lezhjane gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumta. Janë 8 futbollistë të ardhur në Lezhë, ku spikatin emra të njohur si mesfushori Elton Lika dhe sulmuesi Klodin Asllani, të ardhur të dy nga Skënderbeu. Por më parë janë afruar edhe portieri i Partizanit, Dashamir Xhika, si dhe mesfushori lushnjar Dervishi, që mund të konsiderohen përforcime të goditura. Ndërkaq, ardhja e 3‑4 futbollistëve nga Mali i Zi e Serbia e kompleton më së miri Besëlidhjen, që në fazën e dytë do të kërkojë të ngjitet në tabelë dhe të sigurojë një “biletë” superlige. Drejtuesit lezhjanë kanë pohuar se nuk do të kursehen për blerje të tjera, nëse skuadra do ta ketë të nevojshme. Për të evidentuar nevojat dhe për të bërë plotësimet, lezhjanët po zhvillojnë disa ndeshje miqësore me skuadra të ndryshme.


Burimi: Sporti Shqiptar 
Back To Top