Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Bruka: Besëlidhja, e sigurt drejt Fierit

Lezhjanët kanë afruar 8 futbollistë të rinj në janar, por ka pasur edhe disa largime.
Lezhjanët, pasi kanë bërë edhe testin e fundit, janë gati për Apoloninë. Në fushën sportive të Shënkollit, trajneri Bruka i ka testuar të tijtë me skuadrën U-19, duke rikthyer kështu një traditë të hershme, ku vihen në provë edhe të rinjtë, të cilët shpejt mund të bëhen pjesë e skuadrës së parë. Pavarësisht nga rezultati, për stafin lezhjan e rëndësishme ka qenë mënyra e funksionimit të skuadrës. Janë provuar variante të ndryshme taktike dhe disa role janë dubluar në kohë të ndryshme nga zëvendësuesit për të krijuar më pas idenë e qarë për formacionin titullar.

Trajneri Bruka ka thënë pas ndeshjes se skuadra është në gjendje të mirë dhe qëllimi i minifazës përgatitore është arritur plotësisht. Ai beson se puna e bërë deri tani do t’i japë frytet e saj që në ndeshjen e fundjavës në Fier. Presidenti Gjokë Noka gjatë muajit janar bëri 8 blerje, duke e përforcuar ndjeshëm skuadrën, pasi të gjithë të ardhurit janë cilësorë.  Për pjesën e dytë të gjitha repartet janë forcuar, duke nisur me portën, që do të mbrohet nga Dashamir Xhika, e deri te sulmi, që do të ketë titullar malazezin Sasha Berkoviç. Parashikohet që të gjithë të ardhurit të jenë titullarë me Apoloninë dhe pritet që Besëlidhja e re të sjellë ndryshim në lojë dhe rezultate.
“Mund të them se është komode të punosh me këta futbollistë, të cilët stërviten me shumë seriozite

t. Kam besim të madh se në ndeshjet zyrtare, duke filluar nga ajo me Apoloninë, ata nuk do të kursejnë asgjë nga “arsenali” i tyre për të mirën e Besëlidhjes,” - ka theksuar trajneri Bruka. Ndërkohë, nga klubi lezhjan janë kryer federimet e gjithë të ardhurve, duke përfshirë edhe futbollistët e huaj. Nga ana tjetër, nga Besëlidhja janë larguar disa futbollistë, të cilët janë konsideruar të panevojshëm, duke filluar nga Rizvanolli, Muça, Koçi dy portierët Baholli e Selaci e ndonjë tjetër. Por janë edhe tre titullarë të fazës së parë të larguar apo që po kërkojnë të largohen.

Alcani, i skualifikuar me 5 ndeshje, nuk ka zhvilluar asnjë ditë stërvitje me skuadrën, ndërsa mesfushori Jaser Rustja, një futbollist mjaft punëtor dhe i vlefshëm, ka bërë zgjedhjen e tij, duke garantuar dokumentacionin përkatës për të luajtur pjesën e dytë të kampionatit me Tërbunin. Problem i hapur për lezhjanët mbetet Ndreka, i cili duket se po provohet diku jashtë vendit, por zyrtarisht nuk ka mundur t’i shkëputë marrëdhëniet me Besëlidhjen.

Burimi: Sporti Shqiptar

Back To Top