Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 16: Apolonia - Besëlidhja 1:2

Besëlidhja rikthehet tek fitorja në trasfertë mbas dhjetë javësh. Lezhjanë kanë arritur të marrin pikët maksimale, në një fushë të vështirë kundrejt një kundërshtari mjaft të fortë siç është Apolonia. Një ndeshje me shumë emocione, ku miqtë kanë dominuar pothuajse gjatë gjithë takimit dhe kanë arritur të mposhtin fierakët me rezultatin 1:2. Lezhjanët kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 12' të pjesës së dytë të takimit, me anë të Prelës, më pas është blerja më e re e Besëlidhjes, Asllani që ka dyfishuar rezultatin për miqtë. Gerxho shkurton diferencën e golave për vendasit në minutën e 75' dhe rikthen shpresat për fierakët, por mbrojtja lezhjane dhe portieri Xhika janë të pakalueshëm. Përfundon takimi Apolonia 1 e Besëlidhja 2. Një fitore mjaft e rëndësishme për lezhjanët, të cilët ngjiten në vendin e gjashtë në renditje në kuotën e 24 pikëve dhe me një ndeshje akoma për të rekuperuar ndaj Tërbunit në Pukë. Besëlidhja bind me lojë, bind në rezultat dhe rikthen shpresat e Superligës tek tifozeria lezhjane e cila tashmë mund të ëndërrojë më shumë, falë edhe një merkato mjaft të goditur nga ana e drejtuesve të klubit lezhjanë.

Apolonia - Besëlidhja 1:2
Apolonia: Haxho, Çela, Da Silva, Ofoyen, Basriu, Gërço, Jevdjeviç (Ribaj 54′), Teqja, Kalemaj, Meto, Çimili (Pepa 54′). Trajner: E. Gjoka.
Besëlidhja: Xhika, Noka, Shala, Prela, Lika, Dervishi (Pustina 46′), Camaj, Gruda, Maho (Shyti 65′), Berkoviç (Gega 46′), Asllani. Trajner: A. Bruka.
Shënues: Gërço 76′/ Prela 57′, Asllani 67′
Gjyqtarë: E. Peza, A. Pregja, L. Mustafaraj (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Ofoyen, Ribaj
Burimi: ksbeselidhja.com

Back To Top