Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Merkato: Rizvanolli largohet nga Besëlidhja

Përfundon aventura e Rizvanollit me Besëlidhjen. Sulmuesi i ardhur nga Partizani gjatë këtij sezoni, i cili kishte firmosur një kontratë një vjeçare me ekipin lezhjan, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Besëlidhjes për fazën e dytë të Kategorisë së parë. Në ndeshjet e fundit të Besëlidhjes, Rizvanolli është lënë në pankinë nga trajneri Bruka dhe kjo është bërë shkas edhe për largimin e tij. Presidenti Noka dhe stafi i klubit po lëvizin në merkaton e janarit në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Rizvanollin.

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top