Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Miqësore: Bylis - Besëlidhja 1:3

Një mdeshje miqesore është zhvilluar dje në qytetin e Ballshit, me Bylisin vendës, ku Besëlidhja ka fituar me rezultatin 3-1 dhe ka bërë një lojë mjaft të bukur. Të kënaqur nga loja, drejtuesit e klubit lezhjan kanë vlerësuar blerjet e bëra tani në dimër dhe duken më optimistë për suksesin e Besëlidhjes. Ata kanë bindjen se skuadra do të arrijë rezultate shumë të mira në fazën e dytë. Aktualisht, lezhjanët i janë nënshtruar një minifaze përgatitore, që po e zhvillojnë në qytetin e tyre. Futbollistët po mbajnë një regjim të rreptë dhe po zhvillojnë dy seanca stërvitore në ditë. Stafit teknik i është shtuar në këto përgatitje edhe specialisti i atletikës, Pjetër Lesi.
Back To Top