Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Merkato: Portierin Dashamir Xhika drejt Lezhës

Portieri Dashamir Xhika, thuajse e ka të sigurt kalimin te Besëlidhja. “Gardiani” i portës së kuqe ka qenë dje në Lezhë, ku ka biseduar me drejtuesit e skuadrës vendëse dhe, pas miqësores që lezhjanët do të kryejnë me Laçin, pritet që Dashamir Xhika të jetë zyrtarisht pjesë e Besëlidhjes. Ndonëse nuk e ka hedhur firmën për Besëlidhjen, portieri Xhika e konsideron thuajse të mbyllur kalimin e tij në Lezhë. Kam biseduar me drejtuesit lezhjanë dhe sot do të kryej seancën e parë me Besëlidhjen. Me shumë mundësi, pas miqësores me Laçin, do të firmos kontratën me skuadrën lezhjane. Largohem me kokën pas, pasi Partizani nuk harrohet lehtë, për vetë emrin, por edhe tifozërinë e tij të mrekullueshme, që e gjen në çdo skaj të Shqipërisë,” - u shpreh për “Sportin shqiptar” portieri Dashamir Xhika.

Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top