Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Te Besëlidhja i besojnë përvojës për superligën

Lezhjanët kanë afruar gjatë merkatos së janarit disa lojtarë të njohur .
Megjithëse Besëlidhja është disi larg kreut, shpresat e lezhjanëve për ngjitjen në superligë mbeten të mëdha. Gjatë janarit skuadra lezhjane ka bërë një remont të plotë me synimin për ta realizuar objektivin e saj. Drejtuesit e Besëlidhjes i kanë kushtuar rëndësi të madhe merkatos dhe e kanë përforcuar skuadrën me disa elementë vërtet cilësorë.

Kanë ardhur në Lezhë Klodian Asllani, Elton Lika, serbi Stojkoviç dhe malazezët Camaj dhe Berkoviç. Stafi teknik lezhjan i ka vlerësuar këto blerje si të goditura, duke qenë mjaft i kënaqur me cilësinë e lojtarëve të sipërpërmendur. Janë të gjithë lojtarë me përvojë dhe nuk e kanë pasur të vështirë të harmonizohen me grupin.

Ata janë zyrtarisht pjesë e Besëlidhjes, pasi tashmë janë federuar. Lezhjanët e kanë zhvilluar fazën përgatitore në qytettin e tyre, ku janë stërvitur me dy seanca në ditë. Për këtë stafi teknik shprehet tepër optimist, pasi është arritur të krijohet një grup mjaft solid dhe përshtatja e të ardhurve në merkato në lojën kolektive.

Me përforcimet dhe punën që kanë bërë, drejtuesit e Besëlidhjes mendojnë se skuadra e tyre ka gjithçka për të qenë në superligë sezonin e ardhshëm. “Do të shkojmë në Fier me mendimin për të marrë një rezultat pozitiv.

Synimi ynë është superliga dhe, nisur nga pozicioni në renditje, duhet të marrim pikët maksimale jo vetëm në Lezhë, por edhe në transfertë,”- ka thënë shkurt sekretari i klubit lezhjan, Nikollë Vocaj.

Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top