Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 17: Besëlidhja - Gramozi 2:0

Gramozi i cili kishte ardhur në Lezhë me pretendimin për të marrë pikë, është ndëshkuar nga Besëlidhja. Lezhjanët mbas fitores mjaft të rëndësishme të javës së kaluar, kundër Apolonisë, kanë arritur të mposhtin në fushën e tyre një tjetër pretendent direkt për në Superligë, duke shënuar nga një gol për pjesë. Besëlidhja kalon në avantazh në minutën e 12' të takimit me anë të Mahos dhe është Pustin i cili vulos fitoren për lezhjanët në minutën e 90' duke e cuar rezultatin në 2:0. Ndeshja është dominuar nga vendasit të cilët kanë dhuruar spektakël duke kënaqur edhe tifozerinë lezhjane me lojë e me rezultate. Falë kësaj fitoreje Besëlidhja ngjitet në vendin e pestë në rënditje, në kuotë e 27 pikëve dhe tani mund të konsiderohet si një nga pretendentët më të fortë për Superligën. 

Besëlidhja - Gramshi 2:0
Shenues: Maho 12', Pustina 90'

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top