Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 18: Partizani - Besëlidhja 1:2

Një eurogol i Mahos në minutën e 90', i jep fitoren Besëlidhjes.
Fitore në ekstremis për Besëlidhjen në Krujë. Lezhjanët korrin fitoren e tretë rradhazi në këtë fazë të dytë, kësaj here ka qënë Partizani viktima e rradhës. Takimi i javës së 18 të kategorisë së parë është luajtur në Krujë, ku skuadra e Besëlidhjes ka arritur të fitojë me rezultatin 1:2. Kanë qënë tiranasit që kanë kaluar në avantazh të parët me anë të Meja në minutën e 30' dhe pas vetëm pesë minutash Gega ka barazuar rezultin për Besëlidhjen në minutën e 35' të pjesës së parë të takimit. Shumë pak emocione në pjesën e dytë, me pak raste por ka qenë një eurogol i Mahos në minutat shtesë, që i ka dhënë fitoren Besëlidhjes. Pavarësisht fitores, Besëlidhja qëndron në vendin e pestë në rënditje pasi edhe Tomorri, Apolonia dhe Kamza arritën të fitojnë këtë javë.

Partizani - Besëlidhja 1:2
Shënues Meja 30' / Gega 35', Maho 90'

Burimi: ksbeselidhja.com

Back To Top