Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Noka: Po të kaloje mesfushën ne Gramsh, të shqyenin

Presidenti i Besëlidhjes, Gjokë Noka, tregon vuajtjet e skuadrës së tij në trasnfertën e Gramshit.
“Jo pa probleme ka kaluar takimi për lezhjanët në transfertën e Gramshit. Kundrejt një terreni ku vetëm futboll nuk mund të luhej, Besëlidhja duhej të përballonte edhe gjyqtarët, që dukshëm anonin nga vendasit, kjo për shkak të presionit të tifozerisë dhe të lojtarëve të Gramshit. ” Kështu do ta niste prononcimin për “Sportin shqiptar” presidenti lezhjan, Gjokë Noka. “E kuptoj problemin që kanë gjyqtarët dhe kam respekt për ata dhe për punën e tyre, por nëse nuk i del dot për zot kësaj pune, ka plot punë të tjera.

Në takimin që u luajt në Gramsh, gjyqtar ishte kapiteni i ekipit vendas, Peqini. Çfarë thoshte ai jepnin gjyqtarët dhe kjo është e pafalshme kur këtë takim e drejtonte një nga bilbilat më të dëgjuar në vend, si Albano Janku. Kur nuk e ka fuqinë Janku ta mbajë drejt atë takim, ç’mund të themi për gjyqtarët e rinj, të cilët mposhten që në dhomat e zhveshjes. Në Gramsh na kishin “dënuar” të mos e kalonim mesin e fushës, ose do të na grisnin bluzat, duke dhënë faull për kundërshtarin për të vetmin arsye se nuk duhej ta kalonim atë.

Është për të qeshur, por tani nuk kemi uniforma për takimin e radhës, pasi të gjitha na i shqyen në Gramsh, duke na tërhequr. Kështu që duhet të porosisim të reja. Nuk e kuptoj si mund ta fitonim një takim kur nuk na lejonin ta kalonim mesin e fushës. Situata sa vjen e vështirësohet, prandaj i bëj thirrje FSHF-së të marrë masa që tani sa nuk është vonë, në mënyrë që kampionati të mos degjenerojë nga fenomene që preken rëndom,”- përfundoi presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka.

Presidenti Noka i financon lezhjanët që në fillim të sezonit, por në merkaton e dimrit ai ndërhyri fuqishëm, duke krijuar një ekip të denjë për t’u kthyer në superligë. Gjok Noka ka krijuar një traditë ku të gjitha premiot e premtuara i jep që në dhomat e zhveshjes menjëherë pas përfundimit të takimit. 

Burimi: Sporti Shqiptar
    
Back To Top