Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Peqini: Besëlidhja s’i shpëton humbjes në Gramsh

Florian Peqini, mbrojtësi shtatlartë i Gramshit, të cilit javën e fundit i është besuar edhe shiriti i kapitenit, shprehet se ndeshja me Besëlidhjen është për “jetë a vdekje” dhe duhet fituar patjetër. Ai thotë se fusha e Gramshit do të jetë “ferr” për lezhjanët, të cilët, sipas tij, nuk do t’i shpëtojnë humbjes.

“Të gjithë e njohim Besëlidhjen, që në fazën e dytë po ecën me ritme të larta, por unë kam besim të plotë se do ta përmbysim këtë kundërshtar. Në fund të fundit, nuk kemi ç’të humbasim, kështu që do të karkojmë domosdoshmërisht fitoren, që na bën shumë punë në këtë moment delikat.

Grupi i futbollistëve është në formën e duhur për ta sfiduar kundërshtarin, që për mua nuk do të marrë asgjë në Gramsh, edhe pse ka një grup shumë të mirë. Humbja në Pukë ishte aksidentale për ne dhe kjo javë është një test, ku do të shihet edhe pozicioni real i skuadrës,” - thotë për “Sportin shqiptar” mbrojtësi Peqini.

Nga ana tjetër, drejtuesit e lartë të klubit ka dhënë ultimatumin, që grupi i futbollistëve ta justifikojë qëndrimin te kjo skuadër. Për ndeshjen e radhës skuadra gramshiote është e plotë, pas rikthimit të Elis Metajt. Vetëm tri pikët e mbajnë në “vallen” e mbijetesës ekipin gramshiot, që ndodhet në vendin e parafundit, në kuotën e 14 pikëve. 

Burimi: Sporti Shiptar
   
Back To Top