Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Portieri Xhika shpëton Besëlidhjen nga humbja

Ka përfunduar në barazim takimi i javës së 20 të kategorisë së parë, mes Gramshit dhe Besëlidhjes. Ka qenë portieri Xhika i cili ka bërë një mrekulli në minutën e 88' të takimit, duke pritur një 11 metërsh. Duke parë ecurinë e takimit të sotëm, një ndeshje e dominuar nga vendasit, skuadra lezhjane ka arritur të marrë një pikë të artë në trasfertë. Tani Besëlidhja ndodhet në vendin e pestë pasi Apolonia arriti të fitojë sot në Burrel me rezultatin 1:2, duke u shkëputur kështu dy pikë në rënditje. Besëlidhja ka akoma një ndeshje të prapambetur kundër Tërbunit në Pukë, po ashtu edhe Apolonia në Bilisht.

Këto janë rezultatet e Javës së 20 të Kategorisë 1
Gramshi - Beselidhja 0:0
Ada - Luftetari 1:1
Burreli - Apolonia 1:2
Kamza - Bilisht Sport 1:1
Lushnja - Pogradeci 1:2

Mamurrasi - Vlora 2:0
Partizani - Terbuni 1:0
Tomorri - Gramozi 1:0

 
Back To Top