Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-17: Fitorja e Vllaznisë, formalitet

Kanë mjaftuar 30 minutat e fundit të ndeshjes që Vllaznia të arrinte një fitore të thellë ndaj Besëlidhjes. Janë shënuar plot 4 gola nga shkodranët, ndërsa miqtë nuk e gjetën rrugën e rrjetës. Në pjesën e parë, pavarësisht rasteve, rezultati nuk është zhbllokuar. Krejt e kundërta ka ndodhur në pjesë e dytë, kur rrjeta e portës lezhjane është prekur katër herë.

Autorë të golave kanë qenë Ruqi, Ymeri, Kalaja dhe Kiri. Madje rastet kanë qenë të pastra edhe për të shënuar ndonjë gol tjetër ngaqë rezistenca e lezhjanëve mori fund pas pjesës së parë.

Vllaznia nën drejtimin e trajnerëve Çaku dhe Zhejani ka bërë një paraqitje të mirë edhe në takimin e djeshëm, duke e justifikuar vendin e dytë në renditje që jo më kot mbajnë.

Vllaznia - Besëlidhja 4:0
Vllaznia: Curri, Balaj, Alikokej, Ruqi, Gjelaj (Zmijani 65′), Hepaj (Arrinaj 55′), Ymeri, Xh. Hasaj, Vecaj (Kiri 50′), Kalaja, Idrizi. Trajner: E. Çaku
Besëlidhja: Prendi, Lushaj, Haxhiaj, Perndoj, Nikaj, Marku, Sherri, Gjetja, Hoxha, Markaj, Zeqaj. Trajner: H. Hoxha
Shënues: Ruqi 50′, Ymeri 53′, Kalaja 65′, Kiri 79′
Gjyqtarë: K. Prenga, E. Çuni, E. Perloshi (Laç)

Burimi: Sporti Shqiptar

Back To Top