Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-17: Shkëndija D. - Besëlidhja 2-0

Shkëndija D. arrin një fitore të rëndësishme ndaj Besëlidhjes, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë, edhe pse e ka zhvilluar një pjesë të ndeshjes me 10 lojtarë. Qysh në minutën e 13-të Muho i kalon të tijtë në epërsi. Pas golit Shkëndija luan më mirë dhe kërkon edhe një tjetër gol, por rezultati në pjesën e parë nuk ndryshon më. E dyta nis e shpejtë ashtu si e para, por miqtë duket se zgjohen dhe kërkojnë barazimin, por zgjat shumë dhe lojtari i talentuar i Shkëndijës, Shkupi, shënon një gol të bukur, duke ua prerë shpresat lezhjanëve. Shkëndija luajti me 10 lojtarë për shkak të dënimit të Lushës me dy kartonë të verdhë, megjithatë miqtë nuk kishin fuqinë e duhur për të reaguar. 

Shkëndija D. - Besëlidhja 2-0
Shkëndija D.: Pëllumbi, Halili, Gashi, Baba, Hoxha, Hodo, Lusha, Koka, Shkupi, Muho, Rezi (u aktivizuan: Trebeshina, Çullhaj, Demalia). Trajner: A.Kërçova
Besëlidhja: Jakaj, Perndoj, N.Marku, Gjeta, D.Marku, Haxhiaj, Danaj, Hoxha, Sherri, Nikaj, Zeqaj (u aktivizuan: Pervathi, Vocaj, A.Marku). Trajner: G.Zenuni
Shënues: Muho 13′, Shkupi 57′
Karton i verdhë: Lusha
Karton i kuq: Lusha
Gjyqtarë: R.Zaimi, A.Shkreta, B.Berjolli (Tirana)

Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top