Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja e pandalshme në Lezhë

Java 21: Besëlidhja - Ada 1:0
Lezhjanët korrin një tjetër fitore në fushën e tyre kundër Adës. Ermal Gega në minutën e 71' i dhuron 3 pikë mjaft të çmuara Besëlidhjes, e cila ngjitet përsëri në vendin e katërt në rënditje, në kuotën e 37 pikëve me pikë të barabarta me skuadrën fierake e cila barazoi sot 2:2 me Kamzën. Takimi ka nisur me skuadrën lezhjane gjithnjë në sulm ku për skuadrën e Besëlidhjes, Asllani ka pasur disa raste të mira për shënim në minutat e para të takimit. Në minutën e 32' Pustina dëmtohet dhe vendin e tij e zën Halili. Edhe pjesa e dytë nis me lezhjanët të cilët kërkojnë golin e avantazhit dhe me Adën e cila mbrohet dhe kërkon të shfrytëzojë kundërsulmin. Në minutën e 71' sulmuesi Ermal Gega dërgon në avantazh Besëlidhjen, duke shënuar golin e tij të nëntë në kampionat.

Një fitore e merituar kjo për lezhjanët të cilët kanë qënë më të rrezikshëm se miqtë megjithëse kanë rrezikuar pak në minutat e fundit të takimit ku Ada ka sulmuar në portën lezhjane duke krijuar disa raste për gol. Madje velipojakët kanë arritur të shënojnë një gol në minutën e tretë shtesë, por goli është anulluar nga gjyqtari i takimit pasi ka pasur një ndërhyrje të parregullt kundër portierit Xhika. Tifozët lezhjanë të pranishëm sot në stadium ishin rreth 2000.

Kategoria 1: Takimet e Javës së 21
Apolonia 2-2 Kamza
Tomori 2-0 Burreli
Gramozi 0-0 Gramshi
Bilisht Sport 3-2 Lushnja
Pogradeci 4-0 Luftetari
Beselidhja 1-0 Ada
Terbuni - Mamurras (nderprere)
Vlora - Partizani (Te henen)
Burimi: ksbeselidhja.com
  
Back To Top