Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja kërkon të mposhë tabunë "Gjorgji Kyçyku"

Të shtunën, ora 16:00 në stadiumin "Gjorgji Kyçyku" të qytetit të Pogradecit luhet ndeshja e javës së 24, Pogradeci - Besëlidhja. Një ndeshje mjaft e rëndësishme dhe po aq e vështirë për lezhjanët, të cilët do të kenë përballë kryesuesen e kampionatit. Edhe një pikë në Pogradec do të ishte mjaft e çmuar, duke parë rezultatet e liqenorëve në fushën e tyre. Pogradeci ka bërë 33 pikë në 11 ndeshje në "Gjorgji Kyçyku" dmth pikët miksimale, asnjë humbje dhe asnjë barazim. Një fitore apo një barazim i lezhjanëve në Pogradec do të ishte një sukses të cilin nuk e ka arritur asnjë skuadër tjetër në këtë sezon. Edhe 2 përballjet e fundit në kategorinë e parë mes Pogradecit dhe Besëlidhjes, flasin për Pogradecarët, të cilët kanë fituar dy sfidat ee fundit në fushën e tyre. Shpresohet në një rekuperim të mundshëm të Likës dhe Pustinës, në mënyrë që Besëlidhja të paraqitet në fushë me ekipin më të mirë në këtë sfidë. Gjithashtu lezhjanët do të kenë një sy edhe në takimin që do të luhet në Mamurras midis Mamurrasit dhe Apolonisë.

Burimi: ksbeselidhja.com
  
Back To Top