Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja vuan shumë për të mundur Adën

Lezhjanët e kanë pasur më të vështirë se e kishin parashikuar me velipojakët. Edhe në Lezhë ndeshja ka nisur me vonesë, për shkak të protestës së shoqatës së gjyqtarëve, por edhe për shkak të ndarjes nga jeta të njërit prej ish-presidentëve të Besëlidhjes në vitët 2003 2005, Artur Çelës. Besëlidhja, për vetë objektivin që ka, pritej të fitonte thellë, por nuk ka ndodhur kështu, sepse Ada është mbrojtur mirë dhe ka kundësulmuar rrezikshëm e mund të kishte barazuar. Lezhjanët e nisin ndeshjen në sulm dhe Gega gjuan bukur, por nuk gjen kuadratin e Bishanit. Më pas është Asllani që del përballë portierit të Adës, por ai preferon të pasojë në vend që të gjuajë dhe mbrojtësi t Adës largojnë rrezikun. Ada reagon pas 15 minutash, kur Hajdari gjuan fort, duke e detyruar portierin Xhika të bëjë një pritje të bukur. Maho futet bukur në zonën e Adës dhe pengohet nga mbrojtja e saj, por kryesori Lulaj për çudi jep goditje dënimi jashtë zonës. Lezhjanët e kërkojnë me ngulm golin dhe e vizitojnë shpesh portën e Bishanit, por nuk kanë saktësi në gjuajtje. Pas fillimit të pjesë së dytë është Lekaj që gjuan topazi dhe portieri Xhika grushton me vështirësi. Besëlidhja e zhvendos lojën në gjysmëfushen e Adës, por aksionet e saj janë të lexueshme dhe thyhen lehtë. Gruda fut një top të bukur në zonë, por që nuk shfrytëzohet nga shokët e skuadrës. Në minutën e 70-të vjen zhbllokimi i rezultatit. Halili pason bukur në zonë, ku Gega e dërgon topin në rrjetë dhe 1-0. Pas golit të pësuar, Ada kundëpërgjigjet, pasi nuk pajtohet me rezultatin. Në minutën e 90-të Besëlidhja ka një rast me Mahon, por gjuajtja e tij është e gabuar. Në kohën shtesë Osja gjuan bukur nga larg, duke e dërguar topin në rrjetën e Xhikës, por Lulaj e anulim golin, duke akorduar faull të njërit prej sulmuesve miq. Futbollistët e Adës protestojnë gjatë, por vendimi i gjyqtarit nuk ndryshon dhe Besëlidhja merr këtë fitore minimale, por shumë të rëndësishme.


Besëlidhja - Ada 1:0
Beslidhja: Xhika, Shyti (Gruda 46′), Stojkoviç, Shala, Noka, Prela, Dervishi, Pustina (Halili 30′), Asllani (Kulli 68′), Maho, Gega.
Trajner: A.Bruka.
Ada: Bishani, Isufi, G.Doçi, Ara, Ferlushkaj (E.Doçi 84′), Osja, Hajdari, Pepa, Gjini (Lleshi 68′), Lekaj. Trajner: K.Krepi.
Shënues: Gega 70′
Gjyqtarë: A.Lulaj (Vlorë), A.Lamçe, N.Rrapaj (Patos)
Kartonë të verdhë: Kulli, Isufi, E.Doçi

Burimi: Sporti Shqiptar
   
Back To Top